Sport

Arrihet marrëveshja, Umtiti ‘vesh’ fanelën e Lecces: mungon vetëm firma…

Qendërmbrojtësi francez do të largohet nga Barcelona si huazim në futbollin italian

25 Gusht 2022, 11:00 Nga DOSJA

Arrihet marrëveshja, Umtiti ‘vesh’ fanelën e Lecces:

SPANJE - Largimi i Samuel Umtiti është tashmë çështje orësh. Lecce dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për huazimin e qendërmbrojtësit francez për një sezon.  Mbrojtësi nuk ishte pjesë e planeve të Xavit: ai nuk ishte në turneun e Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka luajtur në ‘Gamper’, apo ndeshjen miqësore kundër Cityt.

Umtiti, 28 vjeç, do të luajë si huazim te skuadra italiane Lecces. Barça dhe entiteti transalpin do të ndajnë dosjen e tyre, por klubi katalanas ka përcaktuar disa bonuse në varësi të numrit të ndeshjeve të luajtura. Në Itali e presin lojtarin në orët e ardhshme. Marrëveshja është e plotë dhe është vetëm në pritje të nënshkrimit.

Mbrojtësi 28-vjeçar ka ende katër sezone të mbetura në kontratën e tij me Barcelonën, pasi në janar ai rinovoi deri në qershor 2026. Nga klubi katalan gjithmonë kanë vlerësuar angazhimin e qendërmbrojtësit, i cili ka refuzuar disa oferta këtë verë (Girona, Olympiacos, Rennes...).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll