Sport

Kevin Trapp, gardiani i Eintracht, refuzon ofertën e Manchester United…

Ish-portieri i PSG-së njoftoi të enjten në mëngjes se do të qëndronte në Frankfurt, pasi refuzoi ofertën nga ‘Djajtë e Kuq’

25 Gusht 2022, 10:21 Nga DOSJA

Kevin Trapp, gardiani i Eintracht, refuzon ofertën e Manchester

GJERMANI - Kevin Trapp mbetet në Frankfurt. Portieri gjerman, që ishte në horizontin e Manchester United, ka konfirmuar se ka qenë objekt i një oferte nga klubi anglez në rrjetet e tij sociale këtë të enjte. I transferuar përfundimisht në vitin 2019 te Eintracht Frankfurt nga PSG, portieri 32-vjeçar shpjegoi se kishte refuzuar ofertën e ‘Djajve të Kuq’ dhe konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar në Gjermani.

“Të dashur tifozë, ka pasur shumë thashetheme rreth rastit tim te Manchester United ditët e fundit,- ka shkruar gjermani në llogarinë e tij në Instagram. - Është e vërtetë që ka pasur një ofertë me shkrim. Manchester United është një klub me famë botërore dhe shpresoj që të gjithë ta kuptojnë, se unë edhe mund ta konsideroja një ofertë të tillë. Mirëpo, dje i kam njoftuar përgjegjësit e të dy klubeve, se kam zgjedhur Eintracht (Frankfurt). Kam jetuar gjëra të paharrueshme këtu dhe kemi bërë histori së bashku. Ka qenë një fillim i vështirë i sezonit, por kam besim absolut te ne”. 

Kevin Trapp, gardiani i Eintracht, refuzon ofertën e Manchester

Kevin Trapp fitoi Europa League me Frankfurt sezonin e kaluar, ndërsa bëri 32 ndeshje në Bundesligë dhe përfundoi në vendin e 11-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll