Sport

VIDEO/ Ngjarje emocionuese për Camillen 8-vjeçare, tri ditë me biçikletë për të takuar idhullin e saj Kylian Mbappé...

Zbuloni në video ditën e pabesueshme të Camille, një vajze të vogël me sindromën Vacterl, e cila udhëtoi afro 90 kilometra me biçikletë për të takuar talentin e PSG-së.

25 Gusht 2022, 07:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Ngjarje emocionuese për Camillen 8-vjeçare, tri ditë me

FRANCE - Camille, 8 vjeç, dje pati një ditë që nuk do ta harrojë kurrë. Duke u larguar nga Dreux tre ditë më parë me biçikletë, së bashku me babain e saj, vajza e vogël mbërriti në Paris të mërkurën për të takuar idhullin e saj Kylian Mbappé, i cili e kishte mbrojtur atë këtë verë, kur ajo u ngacmua në rrjetet sociale. 

Krahas takimit me sulmuesin e skuadrës kampione franceze, vajza me sindromën Vacterl, një sëmundje e rrallë kongjenitale, pati fatin të mbërrinte para ‘Parc des Princes’ nën brohoritjet e disa dhjetëra mbështetësve parizianë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll