Sport

UEFA ‘përzin’ goglat për Champions League: sot shorti, vazot dhe datat e ndeshjeve…

Në orën 18:00, Stamboll të Turqisë, do të hidhet shorti i ndeshjeve në grupe. Ato fillojnë më 6 shtator, ndërkohë që finalja do të luhet më 10 qershor 2023, po në Stamboll

25 Gusht 2022, 07:05 Nga DOSJA

UEFA ‘përzin’ goglat për Champions League: sot shorti,

ZVICER - Mes të martës dhe të mërkurës u plotësua fotografia e 32 pjesëmarrësve të kualifikuar në Champions League 2022/23: pas ndeshjeve të rikthimit të ‘play-off’-it Dinamo Zagreb, Rangers dhe Kopenhagen, janë tre skuadrat e fundit që përfundojnë në grupe, pas kualifikimeve të Benficas, Viktorias dhe Maccabi Haifa. 

Shorti do të hidhet të enjten (sot) në orën 18:00 në qytetin e Stambollit, ku është planifikuar të zhvillohet edhe finalja e Champions League, më 10 qershor të vitit të ardhshëm. Ja dhe ekipet tashmë të kualifikuara dhe të ndara sipas koeficientëve në vazot përkatëse:

Vazo 1: Bayern Munich (Ger), Manchester City (Ing), Real Madrid (Spa), Paris Saint-Germain (Fra), Ajax (Ola), Porto (Por), Eintracht Frankfurt (Ger), Milan ( Ita)

Vazo 2: Liverpool (Ing), Chelsea (Ing), Barcelona (Spa), Juventus (Ita), Atletico Madrid (Spa), Sevilla (Spa), Leipzig (Ger), Tottenham (Ing.)

Vazo 3: Borussia Dortmund (Ger), Salzburg (Aus), Shakhtar Donetsk (Ucr), Inter (Ita), Napoli (Ita), Sporting Lisbonë (Por), Bayer Leverkusen (Ger), Benfica (Por)

Vazo 4: Marseille (Fra), Bruges (Bel), Celtic (Sco), Viktoria (Rep. Çeke), Maccabi (Isr), Rangers Glasgow (Sco), Kopenhagen (Dan), Dinamo Zagreb (Cro)

Datat e ndeshjeve:
Dita e parë: 6-7 shtator
Dita e dytë: 13-14 shtator
Dita e tretë: 4-5 tetor
Dita e katërt: 11-12 tetor
Dita e pestë: 25-26 tetor
Dita e gjashtë: 1-2 nëntor

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll