Bota

Vulin: Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse

Vulin tha po ashtu se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, “nuk harron shekujt e vëllazërisë” me Rusinë.

25 Gusht 2022, 12:34 Nga A.B
Vulin: Serbia është shteti i vetëm në Evropë që
Aleksander Vulin

SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, tha gjatë një takimi në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse”, njoftoi Ministria serbe për Punë të Brendshme.

Vulin tha po ashtu se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, “nuk harron shekujt e vëllazërisë” me Rusinë dhe shprehu “mirënjohje të madhe” ndaj Moskës “që në mënyrë të vazhdueshme respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, tha se shteti i tij do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Serbisë për të ruajtur integritetin e saj territorial, u tha në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

aleksander vulin

Sondazh

Poll