Bota

Ujërat e zeza në det/ Apeli francez drejt BE-së për shkarkimet e mbetjeve në Mbretërinë e Bashkuar

Paralajmërimet për ndotjen janë lëshuar për pothuajse 50 plazhe në Angli dhe Uells, pasi shiu i dendur bëri që ujërat e zeza të derdheshin në lumenj dhe në det.

25 Gusht 2022, 12:27 Nga A.B

 

Ujërat e zeza në det/ Apeli francez drejt BE-së për
Ujerat e zeza

 

FRANCË- Mbretëria e Bashkuar po kërcënon shëndetin dhe jetën detare në brigjet franceze duke lejuar derdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në Kanalin dhe Detin e Veriut, thonë tre eurodeputetë, raporton BBC.

Paralajmërimet për ndotjen janë lëshuar për pothuajse 50 plazhe në Angli dhe Uells, pasi shiu i dendur bëri që ujërat e zeza të derdheshin në lumenj dhe në det. Eurodeputetët francezë akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar për neglizhencë të angazhimeve mjedisore dhe rrezikim të jetës detare dhe peshkimit.

Kompanitë britanike të ujit kanë thënë se po investojnë në zgjidhjen e problemit.

Që nga largimi i saj nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar kishte neglizhuar angazhimet e saj mjedisore, thanë eurodeputetët në një letër duke bërë thirrje për veprime ligjore ose politike nga Komisioni Evropian. Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se pretendimi i tyre ishte "thjesht jo i vërtetë".

Pavarësisht se nuk ishte më e detyruar nga ligjet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar ishte ende një nënshkruese e konventave përkatëse të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e ujërave të përbashkëta, argumentuan eurodeputetët.

Të tre eurodeputetët i përkasin të gjithë partisë pro-BE En Marche të presidentit francez Emmanuel Macron. Njëri prej tyre, Pierre Karleskind, kryeson komitetin e peshkimit të Parlamentit Evropian. Eurodeputetët paralajmërojnë se në afat të shkurtër rrjedhjet e ujërave të zeza rrezikojnë ujërat e larjes në bregdetin francez dhe gjithashtu mund të dëmtojnë biodiversitetin detar, peshkimin dhe kultivimin e butakëve.

france ujerat e zeza

Sondazh

Poll