Aktualitet

VD- 'Ndriçim, sistem i përkryer'/ Qyno filmon vilën e Talo Çelës në Elbasan: Sa vrasje janë thurur aty

Këto janë pamjet nga vila e Talo Çelës në Elbasan.

25 Gusht 2022, 11:32 Nga A.B
VD- 'Ndriçim, sistem i përkryer'/ Qyno filmon vilën e
Vila

ELBASAN- Kjo është vila e të shumëkërkuarit Talo Çela në Elbasan. Gazetari Elton Qyno ka filmuar vilën që sipas tij është me ndriçim të lartë, sistem të përkryer alarmi dhe me kamera sigurie. Me ironi, Qyno thotë se në qytetin e Elbasanit vijon të jetë ende aktiv spiunazhi rus, duke iu referuar faktit se Çela ndodhet në arrati prej 7 vitesh e ende policia e shtetit nuk ka rënë në gjurmë të tij.

POSTIMI

Spiunazhi Rus, vijon te jete aktiv ne qytetin e Elbasanit. Pas fotografimit te llamarinave te ndryshkura te Metalurgjikut, Rafinerise se naftes ne Cerrik, uzines se Çekinit ne Gramsh, agjentet Ruse zbulojne dhe filmojne nje Uzine tjeter. Kjo eshte Uzina, ku sa e sa plane jane thurur per grabitje dhe vrasje ne Shqiperi. Shtepia e Talo Çeles, njeriut qe per gati 7 vite me rradhe policia e shtetit, e kerkon por çuditerisht si ka zene asnje gjurme te tij. Megjithese Talo Çela nuk duket gjekundi shtepia vijon te qendroje solide me nje ndriçim te larte dhe sistem te perkryer alarmi dhe kamerash. Pavaresisht kesaj sigurie, agjentet Ruse arritet te filmojne fortesen duke perdorur sprajt me spec djeges... Aksioni vazhdon....policia,prokuroria,gjykata vijojne me ndjekjen e agjenteve.

Në dëshminë e Dumanit, kjo banesë është vendi ku janë thurur shumë plane vrasje nga Talo e vetë Dumani.

KUSH ËSHTË TALO ÇELA?

Talo Çela është një person me precedent të theksuar penalë e një prej emrave më të të kërkuar nga uniformat blu. Këtë gjë e tregon edhe numri i shumtë i aksioneve të Policisë për ta kapur por asnjëherë nuk ia kanë dalë. Ai është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masës e “arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës arritën të vidhnin 4.6 milionë euro, që kishin si destinacion Vjenën. Në këtë grabitje ka marrë pjesë edhe Talo Çela. Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës.  Për këtë ngjarje është i akuzuar edhe Nuredin Dumani.

Po ashtu, Talo Çela është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk Erdal Durunay, ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018.

talo cela elton qyno

Sondazh

Poll