Aktualitet

Ndihmoi Ervis Martinajn të arratisej, sot jepet masa e sigurisë për agjentin e Operacionales

Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn

25 Gusht 2022, 11:17 Nga A.B
Ndihmoi Ervis Martinajn të arratisej, sot jepet masa e sigurisë
Ervis Martinaj

TIRANË- Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale do të dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. 28-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, të arratisej. Dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn. Lami do të hetohet për veprën 'shpërdorim detyre'.

jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll