Aktualitet

U nderua me medalje nga Obama dhe Bujar Nishani, ndërron jetë profesori shqiptaro-amerikan

Presidenti Bujar Nishani e kishte nderuar mjekun e njohur me Medaljen e lartë “Nderi i Kombit”, ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e kishte nderuar si “Mjeku më i mirë i Amerikës”.

25 Gusht 2022, 11:05 Nga A.B
U nderua me medalje nga Obama dhe Bujar Nishani, ndërron jetë
Philip Çaushaj

TIRANË- Profesori i mjekësisë dhe doktori i njohur Philip Çaushaj, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Lajmi bëhet me dije nga të afërm dhe kolegë të mjekut me origjinë shqiptaro-amerikane.

'Me hidherim te thelle mesuam qe humbem Dr. Philip Caushaj. Nje nga perqafuesit e pare dhe entuziast i nismes sone "Shqiptaret Luftojne Kancerin", ai na dhuroi kohen, mencurine dhe profesionalizmin e tij. Me nje perkushtim qe nuk njihte lodhje, te denje per nje titull fisnik si ai i nje mjeku, ai dha mesime te vyera e mbresëlënëse, te qendisura me humor, karizma, dhe miresi. Pushofsh ne paqe i dashur Dr. Caushaj, i perjtshem kujtimi juaj! Për ne do jeni i paharruar!'- shkruan 'Albanians Fighting Cancer USA' në 'Facebook'.

Presidenti Bujar Nishani e kishte nderuar mjekun e njohur me Medaljen e lartë “Nderi i Kombit”, ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e kishte nderuar profesor Fillor Çaushaj si “Mjeku më i mirë i Amerikës”, për punën e tij më shumë se 30 vjeçare.

Fillor Çaushaj ka lindur nga dy prindër shqiptarë të emigruar në Amerikë në vitin 1944. Ai kishte një karrierë të spikatur dhe me eksperiencë më shumë se 30 vjeçare, mbante titullin profesor në mbi 70 spitale dhe universitete në mbarë botën.

philip Çaushaj

Sondazh

Poll