Aktualitet

VIDEO/ U la në burg për vrasjen e Madrit Ulqinakut, Horgito Peqini s’e mban të qeshurën në gjykatë

Peqini u la sot në burg bashkë me Klaudja Sallufin që akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në ngjarje.

25 Gusht 2022, 10:38 Nga F.M
VIDEO/ U la në burg për vrasjen e Madrit Ulqinakut, Horgito Peqini
Horgito Peqini

ELBASAN- Horgito Peqini, 18-vjeçari i vënë në pranga për vrasjen e Madrit Ulqinakut është shfaqur i qeshur brenda kafazit në Gjykatën e Elbasanit. Ai u la sot në burg, një javë pasi kreu krimin e rënë në qytetin e Elbasanit. Në momentin që trupa gjykuese ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, Peqini ka nisur të qeshë.

Peqini u la sot në burg bashkë me Klaudja Sallufin që akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në ngjarje. Të dy u vunë në pranga më 22 gusht, në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që kishin gati planin për tu arratisur nga Shqipëria. 33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena'.

Natën e krimit u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natë ne krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Këtë të fundit e kishin parë duke hipur në mjet dhe e kishin konfrontuar. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini, e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

horgito peqini klaudjan sallufi madrit ulqinaku vritet madrit ulqinaku

Sondazh

Poll