Aktualitet

Plagosja në Kurbin për shkak të lopës, policia gjen pranë parcelës armën e zjarrit

Gjendet arma e Met Likës në Kurbin. Policia sekuestroi armën e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole

25 Gusht 2022, 10:47 Nga A.B
Plagosja në Kurbin për shkak të lopës, policia gjen
Arma

KURBIN- Policia ka gjetur armën e zjarrit pushkë e cila u përdor ditën e djeshmë në plagosjen në Kurbin. Forcat blu sqarojnë se Met Lika hodhi armën në një parcelë afër banesës së tij në fshatin Gjormë të Kurbinit. Policia sekuestroi armën e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole. Lika u arrestua në flagrancë dhe do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin / Pas kërkimeve të shumta, u bë e mundur gjetja në një parcelë afër banesës së 41-vjeçarit, e armës së zjarrit pushkë që dyshohet se është përdorur mbrëmjen e kaluar, nga shtetasi M. L. për plagosjen e shtetasit R. T. Si rezultat i kërkimeve të shumta gjatë natës, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku shtetasi M. L. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. T., shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë bërë të mundur gjetjen në një parcelë afër banesës së shtetasit M. L., e armës së zjarrit që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje. Konkretisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjormë të Kurbinit. Shkaku për plagosjen ishte një lopë në pronësi të të plagosurit, e cila hyri në kopshtin e autorit, Met Likës. I plagosuri Rasim Tafa ndodhet në spitalin e Traumës aty ku po merr ndihmën mjekësore më të specializuar.

met lika plagosje ne kurbin

Sondazh

Poll