Aktualitet

VD-Vrasja e Madrit Ulqinakut, Gjykata e Elbasanit lë në burg Peqinin dhe Sallufin

Të dy u vunë në pranga më 22 gusht, në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që kishin gati planin për tu arratisur nga Shqipëria. 

25 Gusht 2022, 09:49 Nga F.M
VD-Vrasja e Madrit Ulqinakut, Gjykata e Elbasanit lë në burg Peqinin
Madrit Ulqinaku dhe Horgito Peqini

ELBASAN- Horgito Peqini, 18-vjeçari që vrau Madrit Ulqinakun në Elbasan u la ditën e sotme në arrest me burg nga Gjykata e Elbasanit. Peqini doli ditën e sotme para togave të zeza bashkë me Klaudjan Sallufin, i cili ra gjithashtu në pranga në të njëjtën ditë me adoleshentin. Të dy u vunë në pranga më 22 gusht, në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që kishin gati planin për tu arratisur nga Shqipëria. 

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. Natën e krimit u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natë ne krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Këtë të fundit e kishin parë duke hipur në mjet dhe e kishin konfrontuar. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini, e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

vritet madrit ulqinaku horgito peqini klaudjan sallufi madrit ulqinaku gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll