Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin/ Fshehu 17-vjeçaren në bagazh, arrestohet 23-vjeçari banues në Londër (EMRI)

Policia kufitare zbuloi pas kontrollit të imtësishëm në bagazhin e mjetit 'Benz', 17-vjeçaren e fshehur. Ajo po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme falë ndihmës së 23-vjeçarit.

25 Gusht 2022, 09:46 Nga A.B
Tentoi të kalonte kufirin/ Fshehu 17-vjeçaren në bagazh,
Morine

KUKËS- Arrestohet Drilon Lleshi. 23-vjeçari tentoi të kalonte kufirin në doganën e Qafë Prushit, duke pasur të fshehur në mjetin e tij një 17-vjeçare. Policia kufitare zbuloi pas kontrollit të imtësishëm në bagazhin e mjetit 'Benz', 17-vjeçaren e fshehur. Ajo po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme falë ndihmës së 23-vjeçarit. Policia arrestoi në flagrancë Lleshin rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe të miturën për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”

drilon lleshi

Sondazh

Poll