Aktualitet

Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Taçe: Shmangni mesazhet me FB tim

25 Gusht 2022, 09:36 Nga A.B
Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Taçe: Shmangni
Klodian Tace

GRAMSH- Faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Taçes është hackeruar. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku përmes një njoftimi të ndarë në 'Instagram'. Taçe shkruan se po mundohet që të rimarrë kontrollin e faqes që iu është marrë nga persona anonim. Po ashtu, ai kërkon nga qytetarët që të shmangin çdo mesazh dhe komunikim që iu vjen nga faqja e tij e vjetër. Ai thotë se tashmë komunikimet zyrtare do të bëhen publike te profili i tij personal ose të faqja e Bashkisë së Gramshit.

POSTIMI:

Përshëndetje të gjithëve! Prej ditës së sotme, ''Klodian Taçe-Faqja Zyrtare'' është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t'ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ''Klodian Taçe - Faqja Zyrtare '' Faleminderit!

Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Taçe: Shmangni

Kjo vjen pak ditë pasi u tentua nga shtetasit rusë dhe ukrainas të futen në uzinën e Gramshit. Ato dyshohen se janë spiunë. Nuk dihet nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

klodian tace

Sondazh

Poll