Sport

Pritja emocionuese në aeoroport! Greqia çohet në këmbë për kampionen Elina Xhengo, nëna dhe babai nuk i mbajnë lotët (video)

Përveç triumfit të padiskutueshëm të Luiza Gegës, në Kampionatin Europian të Atletikës, që u zhvillua ditët e fundit në Munich, ka patur edhe një sportiste tjetër me origjinë shqiptare që siguroi kurorën e më të mirës së kontinentit.

24 Gusht 2022, 19:33 Nga DOSJA

Pritja emocionuese në aeoroport! Greqia çohet në

GREQI- Përveç triumfit të padiskutueshëm të Luiza Gegës, në Kampionatin Europian të Atletikës, që u zhvillua ditët e fundit në Munich, ka patur edhe një sportiste tjetër me origjinë shqiptare që siguroi kurorën e më të mirës së kontinentit.

Bëhet fjalë për Elina Xhengon, e cila është shpallur kampione e Europës në hedhjen e shtizës me Greqinë. Në aeroport, Elina u surprizua nga prania e shumë tifozëve që e pritën me duartrokitje dhe fishekzjarrë. “Ju e bëtë ëndrrën time 100 herë më të bukur”, u shpreh Elina Xhengo që pak orë më parë e pranoi që kishte marrë edhe mesazhe jo miqësore për shkak të origjinës së saj.

Ajo dhe babai u shprehën të emocionuar për arritjen e Elinës që sot konsiderohet e ardhmja e atletikës helene.

E.Ç (Dosja.al)

elina xhengo greqi

Sondazh

Poll