Sport

PSG i dëshpëruar me Icardin, vazhdon të refuzojë shitjen, paratë janë më të rëndësishme për të

E ardhmja e Mauro Icardit te PSG mund të vendoset së shpejti. Pak ditë pas mbylljes së merkatos, sulmuesi argjentinas mbetet ende pa ekip pasi klubi dhe trajneri Galtier ia kanë bërë të qartë lojtarit se ai nuk është pjesë e planeve të klubit dhe të vetë trajnerit.

24 Gusht 2022, 20:23 Nga DOSJA

PSG i dëshpëruar me Icardin, vazhdon të refuzojë shitjen,

PARIS- E ardhmja e Mauro Icardit te PSG mund të vendoset së shpejti. Pak ditë pas mbylljes së merkatos, sulmuesi argjentinas mbetet ende pa ekip pasi klubi dhe trajneri Galtier ia kanë bërë të qartë lojtarit se ai nuk është pjesë e planeve të klubit dhe të vetë trajnerit. Argjentinasi ende nuk ka marrë oferta zyrtare.Sipas lajmeve nga L'Equipe, ëanda Nara do të fliste me Galatasaray-n për të kuptuar synimet e klubit turk.

Marrëveshja, megjithatë, do të varet shumë edhe nga kushtet që do të vendosë PSG me turqit, veçanërisht për çështjen e transferimit. Duhet mbajtur mend se kontrata e Icardit skadon në vitin 2024 me një pagë që i shkon 10 milionë euro. Megjithatë ka një problem, turqit nuk ia mbulojnë të gjithë pagën sulmuesit dhe ende nuk ka një marrëveshje me PSG për diferencën që duhet bërë.

RMC Sport flet për një detaj jo të parëndësishëm që mund të hedhë në erë të gjitha planet. Nuk mund të përjashtohet që drejtori sportiv Campos të gjejë një marrëveshje që parashikon pagesën e një pjese të madhe të pagës së Icardit të paktën për këtë sezon dhe më pas të kuptojë, në rastin e një huazimi një vjeçar.

E.Ç (Dosja.al)

psg icardi

Sondazh

Poll