Sport

Veprimi i lojtarit i habit të gjithë, vrapon pas arbitrit dhe e godet, tani rrezikon karrierën e tij... (video)

Në fushat e futbollit mund të shihni gjithçka dhe nuk ka nevojë të habiteni. Ka momente të papritura që mbeten në zemër dhe për ndjesinë që lënë tek secili prej nesh dhe më pas ka edhe episode të kota që fitojnë famë të menjëhershme, por përfundojnë në harresë pas disa ditësh

24 Gusht 2022, 19:15 Nga DOSJA

Veprimi i lojtarit i habit të gjithë, vrapon pas arbitrit dhe e godet,

KINË- Në fushat e futbollit mund të shihni gjithçka dhe nuk ka nevojë të habiteni. Ka momente të papritura që mbeten në zemër dhe për ndjesinë që lënë tek secili prej nesh dhe më pas ka edhe episode të kota që fitojnë famë të menjëhershme, por përfundojnë në harresë pas disa ditësh. Një nga këto ndodhi në Kinë pak orë më parë në takimin Henan Jianye- Wuhan dhe protagonist ishte Henrique Dourado.

32-vjeçari rrezikon një skualifikim shumë të rëndë. Kishin kaluar 15 minuta që nga fillimi i ndeshjes së skuadrës së tij, Henan Jianye, kur ai goditi me bërryl arbitrin i cili u ngrit menjëherë për të ndjekur aksionin, por më pas i tregoi kartonin e kuq. Gjest i vullnetshëm apo i rastësishëm? Fillimisht u duk si një goditje pa ndonjë qëllim të keq, por duke rishikuar veprimin kuptojmë se lojtari merr vrapim nga distanca dhe shkon drejt arbitrit, i cili po ndiqte topin. 

Henrique Dourado, i cili ka veshur fanellën e Henan Jianye që nga viti 2019, mori kartonin e parë të kuq në 54 ndeshje që kur ishte në Kinë, por pak më parë të dy kishin debatuar për një situatë tjetër loje dhe, me sa duket, situata nuk ishte. mbaruar në atë moment.

Fillimisht u duk se arbitri, e kishte konsideruar ngjarjen si të rastësishme dhe se lojtari nuk e kishte parë teksa ndiqte kundërshtarin: pas disa sekondash ai dha vendimin disiplinor për sulmuesin.Sipas rregullave të federatës kineze, Henrique Dourado tani përballet me gjashtë muaj skualifikim.

E.Ç (Dosja.al)

kine wuhan henrique dourado

Sondazh

Poll