Sport

Anglezët 'shoping' në Spanjë: sheikët e Newcastle rrëmbejnë talentin suedez!

Sulmuesi nordik, Alexander Isak, ka firmosur për Newcastle. Real Sociedad nuk ka mundur të refuzojë ofertën prej 70 milionë të anglezëve. Është shitja më e madhe në historinë e baskëve

24 Gusht 2022, 18:55 Nga DOSJA

Anglezët 'shoping' në Spanjë: sheikët e Newcastle

SPANJE - Isak niset për në Newcastle. Premier League merr një tjetër nga yjet e La Ligës. Gazeta baske ka raportuar se klubi anglez ka arritur marrëveshje me Realin për transferimin e Alexander Isak për 70 milionë euro. Lajmin për shitjen e sulmuesit suedez është konfirmuar zyrtarisht. 

Premier League duket se ka dobësi për Spanjën dhe pasi mori Casemiron nga Real Madridi në befasi, tani peshkoi në një tjetër klub të fortë të La Ligas, te Real Sociedad, të cilit i kanë marrë lojtarin e tyre më të rëndësishëm. Aston Villa nënshkroi Diego Carlos, ish pjesë e shtyllës kurrizore të Sevillas. Dhe llogaria duket se vazhdon të rritet.

Reali nuk ka mundur të refuzojë. Klauzola e Isak ishte 90 milionë, por shuma fikse prej 70, plus pesë milionë më shumë për gola, ishte e pamohueshme.Tani, klubi i San Sebastianit do të fokusohet në merkato për të gjetur zëvendësuesin. 

Newcastle, në pronësi të Arabisë Saudite, kishte treguar shenja të dëshirës për të tronditur tregun. ‘Mbretërorët’ përfundon shitjen më të shtrenjtë në historinë e tyre, ndërsa ‘sheikët’, në drejtim të kundërt, bënë blerjen e tyre më të shtrenjtë, Alexander Isak, sulmuesin suedez 22-vjeçar, i cili ende nuk e ka arritur kulmin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll