Sport

Skuadra e radhës e Cristiano Ronaldos zbulohet nga një gabim në faqen zyrtare: "Këtu janë provat"

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është e mbuluar me mister. Ka shumë tifozë që ëndërrojnë ardhjen e CR7 në ekipin e tyre.

24 Gusht 2022, 18:50 Nga DOSJA

Skuadra e radhës e Cristiano Ronaldos zbulohet nga një gabim në

ANGLI- E ardhmja e Cristiano Ronaldos është e mbuluar me mister. Ka shumë tifozë që ëndërrojnë ardhjen e CR7 në ekipin e tyre. Po, sepse mesa duket top klubet europiane nuk janë të interesuara për 5-herë fituesin e Topit të Artë. Është përfolur për Borussia Dortmundin, ndërsa ditët e fundit ka dalë edhe emri i një skuadre franceze.

Ka një hashtag që ka pak ditë që është trend në rrjetet sociale: #RonaldOM. Me pak fjalë, Ronaldo te Olympique Marseille. Tifozët e klubit francez e ëndërrojnë dhe tashmë po mendojnë për një ndeshje të mundshme kundër Leo Messit dhe Paris Saint Germain-it të tij. Për momentin, megjithatë, ka pak gjëra konkrete dhe operacioni duket jopraktik sidomos për shkak të kostove të tepruara që do të sillte ardhja e fenomenit portugez për klubin.

Megjithatë, OM do të luajë Champions League dhe kjo, siç dihet, është një nga pretendimet e vendosura nga CR7 në zgjedhjen e ekipit të ri.Tifozët e OM janë gati t'i përmbahen praktikisht çdo gjëje në mënyrë që të mbajnë të gjalla shpresat për të parë fenomenin CR7 me fanellën e ekipit të tyre. Edhe për diçka që, me sa duket, duket thjesht një rastësi.

Në fakt, videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se në faqen zyrtare të klubit, e cila është plotësisht funksionale, ka vetëm një gabim të vogël: fanella e Jonathan Clauss me numrin 7 nuk gjendet. Sipas disave, arsyeja është se në Marsejë tashmë po ndryshohen fanellat për ti lënë vendin e lirë Ronaldos. Rastësi, halucinacione apo të dhëna? Fakti është se në Marsejë nuk flitet për asgjë tjetër ...

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo marseille

Sondazh

Poll