Sport

Sprinti final për merkaton e Interit, klubi zikaltër ka marrë PO-në e Acerbit dhe Chalobah! Ja situata

Siç ka konfirmuar edhe vetë agjenti i Acerbit, Inter ka të paktën dy alternativa ndaj mbrojtësit aktual të Lazios.

24 Gusht 2022, 18:28 Nga DOSJA

Sprinti final për merkaton e Interit, klubi zikaltër ka marrë

ITALI- Siç ka konfirmuar edhe vetë agjenti i Acerbit, Inter ka të paktën dy alternativa ndaj mbrojtësit aktual të Lazios. I pari i përgjigjet emrit të Chalobah për të cilin do të presë të hënën, lojtari ka dhënë ok për transferimin, por tani pritet marrëveshje me blutë e Londrës.

Ekipi zikaltër po kërkon huazimin pa pagesë me të drejtë blerje, ndërsa në Londër do të donin menjëherë një shifër ekonomike prej rreth 3 milionë eurosh.

Marotta shpreson se Chelsea mund të bëjë një hap prapa në ditët e ardhshme. Ndryshe Inter do të shkojë te Acerbi që ka marrë dhe dritën jeshile nga Lazio për transferimin e mbrojtësit pa pagesë.

E.Ç (Dosja.al)

inter acerbi chalobah

Sondazh

Poll