Sport

Gjigandët e Europës përballë njeri-tjetrit: Sonte, Barcelona-Manchester City në një miqësore emocionuese bamirësie…

Do të përballen me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe ‘mësuesi’ Guardiola me ‘nxënësin’ Xavi.

24 Gusht 2022, 17:54 Nga DOSJA

Gjigandët e Europës përballë njeri-tjetrit: Sonte,

SPANJE - Dy gjigantë të futbollit europian, Barcelona dhe Manchester City, do të takohen sonte, në orën 21:30 në ‘Spotify Camp Nou’, në një ndeshje mjaft emocionuese, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për luftën kundër ALS. Do të përballen me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe ‘mësuesi’ Guardiola me ‘nxënësin’ Xavi.

Skuadra e Xavi Hernández shfaqet në këtë miqësore, pasi luajti një ndeshje të shkëlqyer në La Liga kundër Real Sociedad, ku fitoi 1-4 me debutimin e Robert Lewandowskit me gola dhe rikthimin e shkëlqyer të Ansu Fatit .

Nëse flasim për nënshkrime, kemi çështjen e francezit Koundé, i cili ende nuk ka mundur të regjistrohet në LaLiga, prandaj kërkohen largime si ajo e Pierre-Emerick Aubemayang  te Chelsea apo ajo e Memphis Depay te Juventus.

Nga ana tjetër, Manchester City i Guardiolës ka 7 pikë në Premier League, ku ka mposhtur West Ham (0-2) dhe Bournemouth (4-0). Në ditën e fundit të Premier, ata ngecën kundër Newcastle ku barazuan 3-3 dhe u desh të përmbysnin rezultatin 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll