Sport

Varane tregon pse Casemiro nënshkroi për Manchester United: “Unë e di saktësisht pse ai zgjodhi këtë klub”...

Edhe futbollisti francez, pas një dekade u largua nga Real Madrid për t'iu bashkuar 'Djajve të Kuq'.

24 Gusht 2022, 17:14 Nga DOSJA

Varane tregon pse Casemiro nënshkroi për Manchester United:

ANGLI - Vetëm pak ditë më parë u njoftua nënshkrimi i Casemiros me Manchester United, por ai nuk ishte i vetmi lojtar i Real Madridit që mori këtë vendim. Verën e kaluar, Raphael Varane u largua nga ‘los blancos’ pas dhjetë vitesh për të shkuar te “Djajtë e Kuq”.

Futbollisti francez është i lumtur që ndan sërish dhomën e zhveshjes me brazilianin. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ‘PA MEDIA’, ai pohoi se i dinte edhe arsyet që e shtynë Casemiron të niste një aventurë të re në Premier League: “Jam shumë i kënaqur, e di saktësisht se si ndihet dhe pse vjen këtu, pas asaj që ai përjetoi në Madrid. Ai ka nevojë për një sfidë të re. Unë e di saktësisht pse ai zgjodhi këtë klub."

Sidoqoftë, Varane nuk kishte asnjë ndikim në vendimin e futbollistit brazilian: "Është një proces i ngjashëm me atë që kisha unë, por ai nuk kishte nevojë që të merrte vendimin e tim."

Nga ana tjetër, lojtari i kombëtares franceze ka besim të plotë se Casemiro do të përshtatet shpejt në Premier League: "Unë i njoh mirë cilësinë e tij. Ai mund të sjellë ekuilibër në skuadër. Ai është një luftëtar, ndaj mendoj se do ta shijojë shumë futbollin anglez."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll