Politike

SPAK nis hetimet për Ilir Metën, kërkon nga KQZ kopje të formularit të vetëdeklarimit

SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme.

24 Gusht 2022, 12:16 Nga A.B
SPAK nis hetimet për Ilir Metën, kërkon nga KQZ kopje të
Ilir Meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimet për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ka qënë kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme.

SPAK kërkon kështu nga KQZ vënien në dispozicion të formularit në funksion të hetimit për kryetarin e Partisë së Lirisë. Ende nuk është bërë e ditur se cila është padia e cila është ngritur për Metën.

SPAK nis hetimet për Ilir Metën, kërkon nga KQZ kopje të

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022. Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Metaj (Meta)” thuhet në kërkesën e firmosur nga Arben Kraja.

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll