Aktualitet

Në burg për spiunazh, avokati Vishaj: Ukrainasit iu shkelën të drejtat, e pyetën rusisht

Edhe akuza e goditjes për shkak të detyrës, sipas avokatit Vishaj, është e vendosur ka kuptim sepse nuk mundet që tre të arrestuarit të godasin njehërazi efektivët.

24 Gusht 2022, 13:59 Nga F.M
Në burg për spiunazh, avokati Vishaj: Ukrainasit iu shkelën
Saimir Vishaj

TIRANË- Saimir Vishaj, avokati i ukrainasit Fiodor Mihailoviç (Fedir Alpatov) që është vënë në pranga për spiunazh pas incidentit në Gramsh, thotë se klientit të tij i është mohuar e drejta e gjuhës amëtare pasi është pyetur rusisht në sallë. Në një deklaratë për mediat, Vishaj tha se të arrestuarit nuk i është dhënë e drejta të zgjedhë avokatin që do, por i është caktuar nga shteti shqiptar. Edhe akuza e goditjes për shkak të detyrës, sipas avokatit Vishaj, është e vendosur ka kuptim sepse nuk mundet që tre të arrestuarit të godasin njehërazi efektivët.

"E para në lidhje me klientin tim që është ukrainas, i është mohuar e drejta e tij. Nuk mund të pyetet një ukrainas në gjuhën ruse. Thuhet parimisht në kod që i arrestuari pyetet në gjuhën amëtare. E kemi bërë këtë kërkesë.një tjetër është caktimi i avokatëve, ata kanë kërkuar të zgjedhin avokat, por gjykata u ka lënë një rastësor. Dhe për akuzat kanë dështuar, ishin pesë akuza dhe tashmë kanë rënë. Janë aktive vetëm dy. Njëra prej tyre nuk ka kuptim pasi është goditja për shkak të detyrës dhe nuk mundet që tre persona të godasin njëherazi efektivët. Klienti im është ukrainasi dhe ai nuk ka lidhje me spiunimin. Nuk ka lidhje fare, është kapur në Cërrik. Janë të apasionuar pas fotografisë dhe janë shokë më njëri-tjetri,"- tha Vishaj.

Të tre u vunë në pranga mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj neuroparalizues. Në dëshminë e tyre në polici pas arrestimit, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

saimir vishaj

Sondazh

Poll