Dyshohet se ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, arrestohet agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë (EMRI)
Dyshohet se Jeton Lami ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj që të arratiset.
LEZHË- Jeton Lami, agjent i forcave operacionale në Lezhë është arrestuar nga policia. 28-vjeçari banues në Tiranë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar nga policia e shtetit. Ky person i cili është në kërkim nga policia dyshohet se është Ervis Martinaj. Ndaj Lamit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
NJOFTIMI I POLICISË:
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.
Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Mirëpo, familja e Martinajt ka denoncuar humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.
Sondazh
Udhëtimet drejt Anglisë/ Mediat britanike: Po vijnë me minibusa nga 'Palermo' i Shqipërisë, Shkodra
Udhetimi me gomone BRITANI E MADHE- Shqiptarët po gjejnë alternativa nga më të ndryshmet për të mbërritur në 'tok&e...
Pëson defekt trageti, anulohet udhëtimi drejt Ancona-s, mundësitë që kanë pasagjerët
Porti i Durrësit DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar sot se lundrimi i planifikuar për ditën e sotme nga Durrës...
VD-Zjarri në kodrat e Palasës, nis ndërhyrja me helikopter, në ndihmë të zjarrfikësve 90 efektivë të FA
Zjarri në kodrat e Palasës VLORË- Zjarr i madh i cili përfshiu mbrëmjen e djeshme zonën e Palasës është ende a...
U futën në Uzinën e Gramshit/ Dy rusët dhe ukrainasi dalin sot para gjykatës, akuzat e Prokurorisë
Ruset TIRANË- Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç do të dalin ditën e sotme në orën 11:0...
Shpërthimi me tritol në banesën dykatëshe në Tiranë, zbulohet emri i pronarit, dyshimet e policisë
Foto ilustruese TIRANË- Shpërthimi me tritol ka ndodhur në banesën dy katëshe të Remzi Ponarit. Kati i parë i cilli isht...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 24 gusht 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore shpërthimin me ...
Rekord i ri/ 'DailyMail': Britania e Madhe në alarm, dje 700 emigrantë shqiptar kaluan 'La Manshit'
Shqiptaret drejt Anglise BRITANI E MADHE- Media britanike Dailymail i ka kushtuar artikull emigracionit të shqiptarëve në Britaninë e M...
Shpërthim me tritol në një banesë në Tiranë, Policia: Dëmtohen xhamat e biznesit
Policia TIRANË- Pas denoncimit të qytetarëve (lexo këtu) policia e kryeqytetit ka konfirmuar shpërthimin me tritol që ndodhi ...
VIDEO- Stuhi gjatë natës, shiu përmbyt Durrësin, rrugët kthehen në lumenj në gusht
Shi DURRËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin në këto ditë të fundit të gushtit ka bërë që...
Rritja e çmimit të naftës, Tomorri: Bordi bën kallami, po iki ta mbush makinën se shenjat s'duken të mira
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar rritjen e çmimit të naftës. Përmes një post...
