Aktualitet

VD-Zjarri në kodrat e Palasës, nis ndërhyrja me helikopter, në ndihmë të zjarrfikësve 90 efektivë të FA

Helikopteri ka mbërritur në zonën e Palasës në Vlorë, për të mundësuar mbajtjen e tyre nën kontroll dhe fikjen.

24 Gusht 2022, 09:30 Nga A.B
VD-Zjarri në kodrat e Palasës, nis ndërhyrja me helikopter,
Zjarri në kodrat e Palasës

VLORË- Zjarr i madh i cili përfshiu mbrëmjen e djeshme zonën e Palasës është ende aktiv. Sot, ka nisur ndërhyrja nga ajri ndërkohë që të paktën tre zjarrëfikës kanë qenë në terren për të mundësuar shuarjen e flakëve.

Helikopteri ka mbërritur në zonën e Palasës në Vlorë, për të mundësuar mbajtjen e tyre nën kontroll dhe fikjen. 90 efektivë të forcave të armatosura, zjarrëfiksja e Himarës, AKZM dhe vullnetarë janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit.

Nuk dihet saktësisht se sa hektarë tokë janë djegur, ndërsa pritet nga moment në moment shuarja e flakëve falë ndërhyrjes së helikopterit.

zjarr ne palase zjarr

Sondazh

Poll