Bota

Bllokoi llogaritë e ambasadave serbe, Twitter: Ndodhi gabimisht

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.

23 Gusht 2022, 18:34 Nga DOSJA
Bllokoi llogaritë e ambasadave serbe, Twitter: Ndodhi gabimisht
Twitter

SERBI- Kompania Twitter i tha Radios Evropa e Lirë se llogaritë e ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Ganë dhe Kuvajt, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, ishin pezulluar gabimisht më 18 gusht.

“Duke përdorur burimet teknologjike dhe njerëzore, ne largojmë miliona llogari çdo javë për shkelje të rregullave të platformës sonë. Në këtë rast, ne gabimisht kemi ndërmarrë veprime ndaj dhjetëra llogarive dhe ato tashmë janë rikthyer”, u tha në përgjigjen e një zëdhënësi të Twitter-it dërguar REL-it më 23 gusht.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.

Nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje nëse llogaritë e ambasadave janë rikthyer.

Më 18 gusht, kompania Twitter kishte pezulluar llogaritë e dhjetëra ish-deputetëve dhe anëtarëve aktualë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, por edhe të një zyrtari qeveritar.

Një ditë më pas, nga Twitter thanë për REL-in se kanë zhbllokuar llogaritë dhe se pezullimi ishte bërë gabimisht.

Marrë nga REL

twitte ambasada serbe

Sondazh

Poll