Bota

Nis takimi mes Osmanit dhe diplomatit amerikan Gabriel Escobar

Në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, Escobar, pritet të takojnë edhe liderët e partive opozitare. Ndërkohë më herët u njoftua se nuk do të kishte një takim me kryeministrin Kurtin ditën e sotme.

23 Gusht 2022, 18:03 Nga e.k
Nis takimi mes Osmanit dhe diplomatit amerikan Gabriel Escobar
Vjosa Osmani dhe Gabriel Escobar

PRISHTINË- Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Takimi po mbahet në presidencë dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, Escobar, pritet të takojnë edhe liderët e partive opozitare. Ndërkohë më herët u njoftua se nuk do të kishte një takim me kryeministrin Kurtin ditën e sotme.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.

gabriel escobar vjosa osmani

Sondazh

Poll