Bota

"Nuk e njohim aneksimin", Erdogan i prerë me Putinin: Moska t’ia kthejë Krimenë Kievit

Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë dhe se ky hap “është i ilegjitim dhe i paligjshëm”.

23 Gusht 2022, 17:47 Nga e.k
"Nuk e njohim aneksimin", Erdogan i prerë me Putinin: Moska
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- “Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është, në thelb është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar”. Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë dhe se ky hap “është i ilegjitim dhe i paligjshëm”.

“Mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është thelbësore jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por edhe global", shtoi Erdogan.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia ndodhi në vitin 2014 dhe që atëherë jeta ekonomike dhe sociale në vend ka ndryshuar. Pas aneksimit të Kriminesë liderët botërorë u shprehen se ndihen të "friksuar" se euforia e Putinit nuk do të ndalej dhe sot kur jemi para faktit të një ofensive kundër Ukrainës sërish e udhëhequr nga Vladimir Putin analiza e DW në atë kohë kishte parashikuar gjithçka.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll