Bota

Platforma e Krimesë, nis samiti virtual në Ukrainë, Shqipëria mes pjesëmarrësve

Platforma e Krimesë është një format i ri ndërkombëtar konsultimi dhe koordinimi i krijuar për të zhvilluar iniciativën e paraqitur nga Presidenti i Ukrainës në gusht 2021 për të përmirësuar të gjitha çështjet që lidhen me Krimenë.

23 Gusht 2022, 17:59 Nga I.A
Platforma e Krimesë, nis samiti virtual në Ukrainë,
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po zgjeron ndjeshëm formatin e samitit të Platformës së Krimesë. Ukrinform shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Zelensky në fjalimin e tij përpara nisjes së këtij samiti.

"Ne jemi plotësisht të përgatitur për samitin e dytë të Platformës së Krimesë. Samiti i këtij viti do të jetë edhe më i fortë se viti i kaluar, si për sa i përket pjesëmarrësve, ashtu edhe për sa i përket temave për diskutim. Ne po zgjerojmë ndjeshëm formatin e Platformës së Krimesë" tha ai

Platforma e Krimesë është një format i ri ndërkombëtar konsultimi dhe koordinimi i krijuar për të zhvilluar iniciativën e paraqitur nga Presidenti i Ukrainës në gusht 2021 për të përmirësuar të gjitha çështjet që lidhen me Krimenë. Qëllimi i formatit është të përpunojë qasje praktike për të tërhequr vëmendjen ndaj situatës në Krime dhe për të diskutuar mundësitë për kthimin e gadishullit nën kontrollin e Ukrainës.

Samiti i dytë i Platformës së Krimesë po mbahet online më 23 gusht 2022. Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, rreth 60 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në samit përfshirë dhe Shqipërinë, duke përfshirë pothuajse 40 në nivel presidentësh dhe kryeministrash.

volodymyr zelensky platforma e krimes

Sondazh

Poll