Bota

Reperi i njohur nga Holanda përdhunon fansen, e takoi në Spanjë, u ‘tërbua’ dhe i hodhi çantën nga dritarja

Vajza e re, kishte dëshmuar para agjentëve se kishte shkuar në hotel me dëshirë me reperin dhe se kishin kryer marrëdhënie konsensuale me artistin, por në momentin kur ai nuk kishte dashue të ndalej, ajo e ka kundërshtuar.

23 Gusht 2022, 17:14 Nga F.M
Reperi i njohur nga Holanda përdhunon fansen, e takoi në Spanjë,
Policia e Spanjës

SPANJË- Një reper i njohur nga Holanda, emri i të cilit nuk bëhet publik është vënë në pranga nga Policia Kombëtare në Spanjë pasi dyshohet se ka përdhunuar një fanse të cilën e kishte njohur në një klub nate në Playa de Palma, ku dhe kishte performuar atë natë. Vajza e re, kishte dëshmuar para agjentëve se kishte shkuar në hotel me dëshirë me reperin dhe se kishin kryer marrëdhënie konsensuale me artistin, por në momentin kur ai nuk kishte dashue të ndalej, ajo e ka kundërshtuar.

Në fund të aktit, reperi e ka pyetur të renë nëse e kishte filmuar, por pavarësisht kundërshtimit të saj, ai ishte ‘tërbuar’ dhe i kishte hedhur çantën nga dritarja. Pak orë më vonë, vajza e kishte denoncuar në polici.

Si u takuan ata?

E reja e shoqëruar nga një shoqe kishte shkuar në diskotekë pasi ishte fanse e reperit dhe e dinte se ai po performonte aty. Në fund të performancës, dy vajzat janë afruar dhe kanë arritur të hyjnë në një kabinë ku artisti ndodhej me dy shoqërueset. Aty të dyja bënë foto me këngëtarin dhe po bisedonin me të. Disa orë më vonë, djali i propozoi njërës nga vajzat që të shkonte në hotelin ku ai po qëndronte dhe ta takonte. Ako ka pranuar dhe është nisur.

arrestohet reperi ne spanje policia e spanjes

Sondazh

Poll