Bota

E rrëmbyen në shkollë, Pooja bashkohet me familjen pas 9 vitesh: Më kanë rrahur me rrip e grushte

E ëma kishte mbetur e vetme me fëmijët e tjerë dhe ishin në një situatë mjaft të vështirë ekonomike.

23 Gusht 2022, 16:58 Nga F.M
E rrëmbyen në shkollë, Pooja bashkohet me familjen pas 9 vitesh:
Pooja Gaud

INDI- Pooja Gaud, një vajzë indiane është bashkuar me familjen e saj nëntë vite pasi ishte rrëmbyer. Më 22 janar të vitit 2013, e vogla nga Mumbai u rrëmbye teksa dilte nga shkolla. Harry D’Souza dhe gruaja e tij Soni iu afruan në shkollë me justifikimin për t’i dhënë një akullore dhe e kishin marrë. Gjatë gjithë viteve, vajza kishte punuar në shtëpi të ndryshme si kujdestare dhe paratë jua çonte personave që e kishin rrëmbyer. Një vit pas zhdukjes së saj, Poojas i ndërroi jetë edhe babai që vuante nga kanceri.

E ëma kishte mbetur e vetme me fëmijët e tjerë dhe ishin në një situatë mjaft të vështirë ekonomike.

“Gjendja jonë është e tillë që nëse më mungon një ditë pune, të nesërmen nuk kemi para për të ngrënë”, ka pranuar nëna e vajzës, e cila thuajse kishte hequr dorë dhe kishte humbur shpresat në gjetjen e vajzës së saj të gjallë.

Por, nëntë vite më vonë, Pooja arriti të futej në telefonin e rrëmbyesve dhe kërkoi emrin e saj në Youtube. Aty pa se kërkohej masivisht dhe se kishte mjaft numra kontakti në të cilët ajo mund të telefononte për tu lidhur me të afërmit. Shtatë muaj pas këtij kërkimi, vajza arriti të fliste me një 35-vjeçare, një kolege e saj në shtëpinë ku punonte si kujdestare. Ajo e ndihmoi dhe telefonoi të ëmën, e cila e njohu menjëherë e u mallëngjye.

“Më kanë rrahur me rrip, më kanë goditur me grushte. Një herë më kanë rrahur me okllaj aq fort sa nga shpina më ka rrjedhur gjak. Jam detyruar të punoj 12-24 orë, larg shtëpisë,”- thoshte vajza tashmë mes familjes.

Çifti i rrëmbyesve janë shpallur në kërkim.

pooja gaud

Sondazh

Poll