Aktualitet

Zhduken dy persona në Tiranë, fëmijët kërkojnë prindërit në polici: Nuk erdhën në shtëpi!

23 Gusht 2022, 11:01 Nga DOSJA

Zhduken dy persona në Tiranë, fëmijët kërkojnë

Tiranë / Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim M. N., 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen B. L., 42 vjeçe, pasi ka vjedhur disa produkte, në një dyqan, në Rrugën e Kavajës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- G. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar;

- Sh. M., 41 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Më datë 23.08.2022, ka bërë kallëzim shtetasja V. B. se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja S. S., 28 vjeçe, e cila, sipas deklarimeve të shtetases V. B., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 22.08.2022, ka bërë kallëzim shtetasi D. A. se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, babai i tij, shtetasi I. A., 73 vjeç, i cili, sipas deklarimeve të shtetasit D. A., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll