Aktualitet

Plagosja e tregtarit në Laç, Policia: Kapet autori i dyshuar, të shoqëruar edhe dy persona të tjerë

Zeneli ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

23 Gusht 2022, 08:19 Nga A.B
Plagosja e tregtarit në Laç, Policia: Kapet autori i dyshuar,
Policia

KURBIN- Besim Zeneli ka mundur t'i shpëtojë atentatit që iu bë rreth orës 00:25 në fshatin Shullaz. Policia informon se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së tregtarit të fruta perimeve si dhe ka ndaluar edhe dy persona të tjerë. Zeneli ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia informon se nuk do bëhen të ditur identitetet e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

plagosje ne lac besim zeneli

Sondazh

Poll