Sport

Giorgio Chiellini, futbollisti “më i shëmtuar se uria” siç thotë vetë, ka treguar sekretin e tij se si bënte seks me shumë femra…

“Të jesh një futbollist i suksesshëm më ka ndihmuar të fle me më shumë femra,”- është shprehur ai…

23 Gusht 2022, 07:16 Nga DOSJA
Giorgio Chiellini, futbollisti “më i shëmtuar se uria”
Chiellini duke puthur gruan e tij Carolina Bonistalli

ITALI - Giorgio Chiellini, një mbrojtës karizmatik italian, i cili luan për Los Angeles FC, pas një karriere legjendare te Juventus, ka vendosur të ndajë sekretin e tij të madh për seksin me femra gjatë karrierës së tij.

Duke biseduar në podkastin e 'Team Serie A', futbollisti 38-vjeçar u pyet nëse fama e tij ishte çelësi për të qenë një pushtues i madh i femrave derisa u martua. Përgjigja e Chiellinit po bën xhiron e universit të futbollit, pasi u riprodhua nga 'Bild'.

"Më shikoni mua. Shikoni sa i shëmtuar jam, nuk jam aspak i pashëm... po",- është shprehur duke qeshur lojtari, që ka luajtur 117 herë me kombëtaren e Italisë. “Të qenit një futbollist i suksesshëm, më ka ndihmuar të fle me më shumë gra”,- pranoi Chiellini.

Në janar 2021, Chiellini deklaroi tashmë në podkastin e reperit Fedez se "Unë jam më i shëmtuar se uria. Për mua, flirtimi pa qenë futbollist do të ishte i pamundur”. Giorgio Chiellini u martua me Carolina Bonistalli pas katër vitesh lidhje. Çifti ka dy fëmijë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll