Sport

Vetëm 4 minuta në fushë, Ten Hag i tregon ‘vendin’ Cristiano Ronaldos…

Kjo nuk kishte ndodhur më pare. Ylli portugez qëndroi në stol, deri në 4 minuta nga fundi dhe vetëm atëherë trajneri holandez e futi në fushë. Pra, vetëm 240 sekonda për CR7, plus 5 minutat e shtesës.

23 Gusht 2022, 06:58 Nga DOSJA

Vetëm 4 minuta në fushë, Ten Hag i tregon ‘vendin’

ANGLI - Nuk është vetëm mungesa e Cristiano Ronaldos si titullar për t’u diskutuar pas fitores 2-1 të Manchester United ndaj Liverpool në ‘Old Traford’, mbrëmjen e së hënës. Fakti, që trajneri Erik ten Hag zgjodhi për ta futur në lojë yllin portugez vetëm në minutën e 86-të, është një tjetër temë më vete për të komentuar.

A thua që rezultati, fillimisht 2-0 dhe më pas 2-1 për “Djajtë e Kuq”, të ketë qenë një arsye që holandezi nuk donte të ndryshonte përbërjen e skuadrës? Apo tekniku Erik ten Hag ka dashur t’i tregojë ‘vendin’ portugezit. Ndoshta, të dyja hamendjet qëndrojnë. Fakt është që Cristiano Ronaldo qëndroi në stol, deri në 4 minuta nga fundi, atëherë kur Ten Hag e futi në fushë. Pra, vetëm 240 sekonda për CR7, plus 5 minutat e shtesës.

Vetëm 4 minuta në fushë, Ten Hag i tregon ‘vendin’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll