Sport

Dëmtim i keq për Zaniolon, bërtet drejt pankinës: “Shpatulla!”. Olimpico mbetet pa fjalë (video)

Lajm i keq për José Mourinhon. Pas Gini ëijnaldum, portugezi humbet edhe Nicolò Zaniolo-n. Numri 22 i Romës doli me barelë gjatë ndeshjes ndaj Cremoneses.

22 Gusht 2022, 19:46 Nga DOSJA

Dëmtim i keq për Zaniolon, bërtet drejt pankinës:

ITALI- Lajm i keq për José Mourinhon. Pas Gini Wijnaldum, portugezi humbet edhe Nicolò Zaniolo-n. Numri 22 i Romës doli me barelë gjatë ndeshjes ndaj Cremoneses.

Për të një dëmtim në shpatull, shkalla e dëmtimit do të vlerësohet në orët në vijim pas hetimeve specifike klinike. Sulmuesi u dëmtua duke u rrëzuar në tokë në zonën e rreptësisë pas një kontakti me mbrojtësin e Cremoneses.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar lojtarin, i cili është dashur të largohet nga fusha me ndihmën e barelës së lëvizshme. Në vend të tij hyri në fushë Stephan El Shaarawy.

E.Ç (Dosja.al)

zaniolo roma

Sondazh

Poll