Sport

Gol i anuluar dhe një Juventus pa ide, Allegri bërtet! Vlahovic prek 8 topa dhe asnjë goditje në portë

Përfundon 0-0 ndeshja mes Sampdorias dhe Juventusit, ndeshja e fundit për javën e dytë të Serie A.

22 Gusht 2022, 22:46 Nga DOSJA

Gol i anuluar dhe një Juventus pa ide, Allegri bërtet! Vlahovic prek 8

ITALI- Përfundon 0-0 ndeshja mes Sampdorias dhe Juventusit, ndeshja e fundit për javën e dytë të Serie A. Pak emocione te Marassi, me Sampdorian që luajti një pjesë të parë të mirë dhe mund të kishte shënuar me Leris që goditi traversën.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë ishin më mirë, duke shënuar me Rabiot në minutën e 65', por goli i francezit u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në përgjithësi, dy skuadrat krijojnë shumë pak. Inter, Napoli dhe Roma mbeten të vetëm në krye me pikë të plota.

E.Ç (Dosja.al)

serie a allegri juventus

Sondazh

Poll