Sport

Nis me protestë e mbaron me festë, Man.United ia kalon krizën e rezultateve Liverpool! Ronaldo spektator 86′ minuta

Manchester United shijon tre pikët e para dhe këtë e bën me rivalin më të urryer, Liverpool. Skuadra e Ten Hag fiton me shifrat 2-1 në 'Old Trafford'

22 Gusht 2022, 23:01 Nga DOSJA

Nis me protestë e mbaron me festë, Man.United ia kalon krizën e

ANGLI-Manchester United shijon tre pikët e para dhe këtë e bën me rivalin më të urryer, Liverpool. Skuadra e Ten Hag fiton me shifrat 2-1 në 'Old Trafford'. Tekniku holandez e nisi takimin me Ronaldon dhe Maguire në stol dhe gjithçka shkoi mbarë për 'Djajtë e Kuq'.

Duhet thënë se kjo përballje nisi me protestat e tifozëve vendas të cilët janë kundër familjes Glazer për gjendjen e klubit. Në minutën e 16', Sancho do të shënonte golin e avntazhit, ndërsa Rashford do të shënonte në pjesën e dytë, pas një topi të dhënë nga Martial.

Liverpool u përpoq të rihapte takimin, madje shënoi me Salah në minutën e 81', por vetëm kaq. Manchester United ia kalon krizën Liverpool, ndërsa ekipi i Klopp ende nuk ka marrë fitoren e parë, pasi ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united ronaldo liverpool

Sondazh

Poll