Politike

Meta nga Jala: Qeveria e drogës ka ikur! Rama boll futi në burg bedelat e tij, tani e ka radhën vetë

Meta u shpreh se tashmë revolucioni që ka nisur është i pandalshëm,ndërsa si një nga problemet kryesore të vendit rëndi krimin dhe korrupsion.

22 Gusht 2022, 21:35 Nga e.k
Meta nga Jala: Qeveria e drogës ka ikur! Rama boll futi në burg
Ilir Meta

VLORË- Duke folur nga Jala kreu i PL-së ripërsëriti dhe njëherë thirrjen e tij për administratën publike, duke iu drejtuar që të mos mos firmosin asnjë dokument për qeverinë në largim. 

Meta u shpreh se tashmë revolucioni që ka nisur është i pandalshëm,ndërsa si një nga problemet kryesore të vendit rëndi krimin dhe korrupsion.

"Boll ka futur në burg bedela Rama, tani rradhën e ka vetë. Ne kemi hyrë në një luftë kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur", tha Meta gjatë fjalës së tij para të rinjve.

Ilir Meta: Kemi firmosur stabilizimin në 2006 ndërsa ata në vitin 2012. Ndërsa çelja e negociatave e kanë hapur ata më parë. Problemi kryesor është krimi. Lufta kundër korrupsionit. Revolucioni kundër korrupsionit është i pandalshëm. Bashkojuni kësaj fushate denoncimesh. Kemi denoncim, ndërgjegjësim. Shqipëria në javët që vjen ndahet njëherë e përgjithmonë me rrugën e gënjeshtrave, me rrugën e pabesisë ndaj interesit kombëtar dhe armiqësisë ndaj interesit publkik. Ndahet me kohën e eleminimit të llogaridhënies. Të gjithë do përgjigjen përpara ligjit, do përgjigjen për gjithçka kanë bërë. Prandaj i kam bërë thirrje administratës publike që të mos firmosin shkresa për qeverinë në largim. Boll ka futur në burg bedela Rama, tani rradhën e ka vetë. Ne kemi hyrë në një luftë kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur. Qeveria e rinisë do vijë shumë shpejt.

ilir meta

Sondazh

Poll