Politike

Notë nga Ambasada Ruse? Ministria e Jashtme: Asnjë shkresë për incidentin në Gramsh

Pavarësisht pretendimeve, Ministria thotë se s'ka marrë asnjë shkresë zyrtare.

22 Gusht 2022, 19:37 Nga F.M
Notë nga Ambasada Ruse? Ministria e Jashtme: Asnjë shkresë
Ministria e Jashtme

TIRANË- Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë note nga ambasada ruse për 2 shtetasit e kapur në Gramsh. Ndryshe nga çfarë pretendon ambasada ruse, deri në këto momente ministria, e kontaktuar nga Euronews Albania, thotë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare.

Ambasada Ruse në Shqipëri përgënjeshtroi autoritetet shqiptare që pretendojnë se kanë njoftuar zyrtarisht palën ruse për incidentin e 20 gushtit në Gramsh. Në një komunikim via 'e-mail' me Dosja, dy ditë pas incidentit, Ambasada sqaron se informacionin e kanë marrë nga mediat dhe se i kanë dërguar edhe një note Ministrisë sonë të Jashtme, ku i kërkojnë takim me të ndaluarit. 

Emaili i Ambasadës Ruse për Dosja.al: 

Ambasada e Rusisë në Shqipëri nuk ka marrë ende asnjë informacion nga
autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar
për infiltrim më datë 20 gusht 2022 në objektin ushtarak në qytetin e
Gramshit. Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat. Në lidhje me këtë, Ambasada i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar. 

Por çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

ministria e jashtme ambasada ruse ne tirane ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll