Politike

"Qeveri gangstere", Meta: Fitoren e kemi të padiskutueshme! Duhet shembur kjo diktaturë perverse

Meta u shpreh se kjo diktaturë perverse duhet larguar si dhe iu drejtua të rinjve se të gjithë së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të jetueshëm.

22 Gusht 2022, 21:25 Nga e.k.
"Qeveri gangstere", Meta: Fitoren e kemi të padiskutueshme! Duhet
Ilir Meta

VLORËIlir Meta gjatë fjalës së tij para të rinjve të PL-së akuzoi kryeministrin Rama se është i gatshëm të shesë çdo interes të vendit vetëm për të qëndruar një orë më shumë në pushtet.

Meta u shpreh se kjo diktaturë perverse duhet larguar si dhe iu drejtua të rinjve se të gjithë së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të jetueshëm.

Ilir Meta: Duhet shembur kjo diktaturë e një modeli pervers që është gati të nxjerrë në shitje çdo interes vetëm për të shtyer një javë më shumë në pushtet ndërsa ne jemi të vendosur dhe të qartë, asnjë sekond kohë nuk duhet t'i lëmë kësaj qeverie gangstere që me anë të presioneve kërkon të largojë të rinjtë. Kjo histori ka përfunduar. Këtu do të ju ftoja që të vazhdoni programin tuaj. Unë do të jem këtu, kam dhe unë të mësoj nga ju. Mua më pëlqen të luaj në ekip, të luaj për ekipin dhe e treta fitoren e kemi të padiskutueshme. U është nxirë fytyra, do e kenë të vështirë të kalojnë në këto anë. Dhënien e llogarisë e kanë të panegociushme. Në këtë betejë që kemi nisur së bashku të jeni të sigurt se duke bashkuar zemrat dhe mendjet tona me gjithë shqiptarët patriotë ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend më demokratik, më të gëzueshëm dhe më të jetueshëm. 

ilir meta

Sondazh

Poll