Politike

"Pa bërë malore nuk i arrin dot ato majat e larta", Meta nga Jala: Rama armik i interesit kombëtar

Meta u ndal dhe tek zgjedhjet e fundit në vend dhe u shpreh se ajo çfarë ndodhi nishte një komplot kundër LSI-së (sot PL).

22 Gusht 2022, 21:17 Nga e.k

 

"Pa bërë malore nuk i arrin dot ato majat e larta", Meta nga
Ilir Meta

VLORË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në hapjen e Kampit Verot të PL-së nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë dhe Edi Ramës duke e cilësuar këtë të fundit si armik të interesit kombëtar.

Meta iu drejtua të rinjve duke ju thënë se nuk mund të arrish kurrë majat e larta pa bërë në fillim maloret e vështira. Meta u ndal dhe tek zgjedhjet e fundit në vend dhe u shpreh se ajo çfarë ndodhi nishte një komplot kundër LSI-së (sot PL).

Ilir Meta: Pa bërë malore nuk i arrin dot ato majat e larta. Të gjithë së bashku do ta arrijmë atë qëllim që ka Partia e Lirisë. Ju e dini çfarë ndodhi në zgjedhje. Ishte një komplot ndaj LSI-së. Se ju prishte punë pazarxhive. Edi Rama është një armik i interesit kombëtar dhe publik, armik i të vërtetave, sepse kuptohet se rinia është një pengesë e pakalueshme. ëndrrat e të rinjve janë një sfidë me të cilën ata nuk mund të përballen. Sot jemi në kushtet e grushtit të shtetit, LSI bëri aleanca për të kapërcyer ngërçe, gjithçka eci në vitet që kemi lënë pas, bëri atë që të përmbyset rendi kushtetues dhe të bëhet një grusht shteti me rengje. 

 

ilir meta

Sondazh

Poll