21 Gusht 2022, 15:07
Nga DOSJA

TIRANE - Si asnjëherë më parë, Shqipëria tashmë ka edhe një kampione Europe në atletike dhe ajo është e vetmja sportiste në këtë sport elitar, Luiza Gega. Në finalen e garës së 3000 m/p atletja shqiptare befasoi këdo, përveç vetes, siç tregon ajo në rrëfimin e saj për Top Channel.
“E dija që mund t'ia arrija, pasi kam patur vërtetë rezultate shumë të mira, kam patur një stabilitet shumë të madh. Edhe në atë fazën finale që bëmë në Dardhë të Korçës, e ëndrroja çdo ditë, e imagjinoja se si mund të ishte po ta përjetoja. Jam munduar të punoj fort, të mos lëshoj asgjë që të më ikte, qoftë edhe të qindat e sekondit”.
Po për trajnerin e saj Taulant Stërmasi ca do të thotë kjo arritje?
“Të jep krenari të madhe me thënë të drejtën, kjo ndihet edhe nga ndërkombëtarët që kemi takuar. Të paktën 40 presidentë federatash që u shprehën kaq të kënaqur me atë që bëri Luiza saqë janë lutur që të bëjnë foto me Luizën”.
Prej 13 vitesh Luiza Gega njeh vetëm përmirësime dhe sot në moshën 33-vjeçare ajo ka arritur një rezultat që për të dhe trajnerin nuk është ende maja e asaj çka pretendojnë.
“Mosha është numër, pasi ka rreth 6 vite që thonë që duket sikur është bërë cikli i Luizës. Por stërvitja e sportit elitar ka lidhje me 24-orëshin, 24 orë, 7 ditë në javë, 30 ditë në muaj dhe 12 muaj në vit. Liza këtë regjim e ka bërë për të paktën për 3-4 vite. Nëse Liza nuk do të ketë një objektiv dhe unë nuk do të kem një objektiv për Luizën, ne duhet të dalim menjëherë nga regjimi i burgut. Kur them regjim burgu, regjim burgu. Do të shpresojmë të përmirësohemi 4-5 sekonda brenda vitit dhe vitin tjetër, më pas 2023/2024, do të jenë vitet kulminante, ku ne do të synojmë që të renditemi më mirë se vendi i katërt në Olimpiadë.
Por Luiza Gega, kampione e Ballkani, e Mesdheu, tashmë dhe e Europës apo e 5-ta në botë, për fat të keq është e vetmja.
“Mendoj që jam një shembull i sakrifices, apo i punës së madhe dhe më vjen keq që nuk shoh të rinj, që nuk më marrin si shembull për t'ia dalë. Do të doja shumë që të ndryshojë ky mentalitet dhe ne të kemi sportistë të tjerë si Luiza, apo edhe më të mirë se Luiza”.
Trajneri i Gegës, Stërmasi tregon se e vetmja rrugë drejt këtyre sukseseve është puna dhe jo rruga e shkurtër.
“Duhet të vendosen shembuj, nuk ka short/cut, historitë me rrugë të shkurtra na kanë nxirë fytyrën. Gjithsesi, ne Endi kemi thyer tabu në këtë kampionat europian, sepse nuk ka asnjë shtet që të vijë me një sportist dhe të marrë medalje ari dhe të thyejë rekordin e kampionatit”.
Luiza Gega, Lea Meyer dhe Elizabeth Bird, podiumi i garës së 3000 m/p
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Gusht 2022, 14:59
AFRIKË- Dyshimi lindi sapo skuadrat u rreshtuan në fushë para fillimit të ndeshjes. Ndryshimi ishte i qartë në aspektin e strukt...
Sport
21 Gusht 2022, 14:40
SPANJE - Tani nuk ka më asnjë hamendësim. Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur n&e...
Sport
21 Gusht 2022, 12:37
GJERMANI - 19-vjeçarja Elina Xhengo dominoi finalen e hedhjes së shtizës për femra në Kampionatin Europian të shtunën, du...
Sport
21 Gusht 2022, 12:18
FRANCE - Sezoni i Sergio Ramos për momentin ndryshon rrënjësisht me atë të mëparshëm. Ai i ka harruar dëmtim...
Sport
21 Gusht 2022, 11:48
UKRAINE - Autobusi zyrtar i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk nuk do të kalojë tani nëpër rrugë pa u vënë re nga askush.&nbs...
Sport
21 Gusht 2022, 11:30
SPANJE - Klubi UD Ibiza ka raportuar vjedhjen e pajisjeve të ndryshme sportive nga e premtja deri të shtunën mbrëma në stadiumin...
Sport
21 Gusht 2022, 11:15
SPANJE - Xavi Hernández tha dje se deri të dielën në mëngjes ai nuk do ta dinte nëse mund të merrte Jules Ko...
Sport
21 Gusht 2022, 09:00
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, është shprehur se skuadrës së tij duhet t'i jepen të tre pikët, n&...
Sport
21 Gusht 2022, 08:42
SPANJE - Qershorin e kaluar, Cristiano Ronaldo mori përsëri frymë të qetë, kur gjykatësja mbylli çështjen ...
Sport
21 Gusht 2022, 07:49
ARABIA SAUDITE - Pothuajse një vit pasi fitoi ndaj Anthony Joshua për t'u bërë kampion i peshave të rënda WBA-WBO-IBF, boksieri ...