Sport

Skandal! "Fëmijët luajnë kundër të rriturve", Kombëtarja tërhiqet nga kompeticioni, shkak diferenca e moshës së lojtarëve

Dyshimi lindi sapo skuadrat u rreshtuan në fushë para fillimit të ndeshjes. Ndryshimi ishte i qartë në aspektin e strukturës fizike dhe fizionomisë që nxiti polemika dhe ankesa.

21 Gusht 2022, 14:59 Nga DOSJA

Skandal! "Fëmijët luajnë kundër të rriturve",

AFRIKË- Dyshimi lindi sapo skuadrat u rreshtuan në fushë para fillimit të ndeshjes. Ndryshimi ishte i qartë në aspektin e strukturës fizike dhe fizionomisë që nxiti polemika dhe ankesa. Skandali i moshës së rreme shpërtheu në turneun ndërkombëtar të futbollit afrikan midis Mauritanisë dhe Sierra Leones U-15. Ata me fanellat e bardha ishin të përbërë nga adoleshentë. Nga ana tjetër ato me fanella blu, të përbërë nga lojtarë që dukeshin më të rritur.

Ndeshja përfundoi me rezultat 6-0 në favor të Sierra Leones. Diferenca për sa i përket fizikut, stërvitjes, qëndrueshmërisë ishte e dukshme për të gjithë. Ndaj ishte diçka tjetër ajo që bëri lajm: akuza (shumë e rëndë) ndaj skuadrës se kishte mashtruar, se ata lojtarë të përzgjedhur ishin në moshë.

Për të mbështetur ankesat e saj, Federata e Mauritanisë ka publikuar një ankesë shumë të ashpër që shoqëron disa fotografi. Pamje që më pas u shpërndanë në rrjetet sociale pikërisht për t'i dhënë rëndësi të madhe atij mashtrimi të pretenduar nga kundërshtarët. “Ne jemi informuar nga shumë vëzhgues – thuhet në komunikatën e Mauritanisë – se sipas të dhënave të tyre, mosha e disa prej lojtarëve të ekipeve pjesëmarrëse është larg moshës ligjore që kërkohet për të marrë pjesë në këtë turne”.

Pas ankesës, Mauritania braktisi kompeticionin e organizuar në Liberi e shqetësuar për shëndetin e lojtarëve të saj, të cilët do të rrezikonin dëmtime të rënda pikërisht për shkak të ndryshimit në moshë, zhvillim fizik dhe gjendjes sportive. “Lojtarët mauritanianë duken si fëmijë në krahasim me të rriturit”, janë fjalët e disa ekspertëve që ndoqën ndeshjen.

E.Ç (Dosja.al)

afrike sierra leone

Sondazh

Poll