Aktualitet

I postoi video intime një 26-vjeçare në rrjete sociale dhe e shantazhonte, arrestohet 34-vjeçari

34-vjeçari nga Fieri, e me banim në Angli, e përndiqte 26-vjeçaren duke e kërcënuar dhe shantazhuar.

21 Gusht 2022, 13:13 Nga A.B
I postoi video intime një 26-vjeçare në rrjete sociale dhe e
Policia

TIRANË- Arrestohet Viktor Guraj. I riu kishte bërë publike në rrjetet sociale një video intime të një vajze. 34-vjeçari nga Fieri, e me banim në Angli, e përndiqte 26-vjeçaren duke e kërcënuar dhe shantazhuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

I kishte publikuar video intime në rrjete sociale një shtetaseje, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, vihet në pranga 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

- V. G., 34 vjeç, banues në Fier dhe në Angli. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

perndjekje ne rrjetet sociale

Sondazh

Poll