Politike

Përjashtim nga Kuvendi?! Kreu i PD: Të provojnë të bëjnë një ligj anti-Berishë

Berisha u shpreh se nuk i druhet aspak një ligji që ka të bëjë me ish-sigurimin e shtetit dhe as ndonjë ligji që ndaloin non-gratat të kandidojnë për një vend në legjislativ, përkundrasi pasi sipas tij kjo do e shtonte edhe më shumë hovin dhe frymën opozitare. 

19 Gusht 2022, 16:58 Nga e.k
Përjashtim nga Kuvendi?! Kreu i PD: Të provojnë të
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjaveshme të zhvilluar me gazetarët iu përgjigj pyetjeve në lidhje me atë që ai e cilëson si "ligji anti-Berishë". 

Berisha u shpreh se nuk i druhet aspak një ligji që ka të bëjë me ish-sigurimin e shtetit dhe as ndonjë ligji që ndalon non-gratat të kandidojnë për një vend në legjislativ, përkundrasi pasi sipas tij kjo do e shtonte edhe më shumë hovin dhe frymën opozitare. 

Pyetje: Z. Berisha, ju thatë se ligji që socialistët pretendojnë ta kalojnë në Kuvend në shtator për dekriminalizimit, në fakt ishte projekt për të lënë Metën jashtë Kuvendit, pasi një nga pikat ishte të linin jashtë Kuvendit personat që kishin lidhje me ish-Sigurimin. Por një pjesë tjetër e këtij projektligji është të mos lejohen të kandidojnë dhe të mbajnë poste të rëndësishme, personat e shpallur non grata nga SHBA apo shtetet e BE. Si do të veproni në rast se ky projektligj do të kalojë në Kuvend?

Sali BerishaBerisha: Në një tekst që kam parë unë kjo nuk ekziston, por nëse dëshirojnë i ftoj ta bëjnë. Nuk kam asnjë lloj. Ka standarte europiane të qarta, ka rezoluta Parlamenti Europian për të gjitha këto. Në qoftë se do të bëjnë një ligj anti-Berishë, ta provojnë! I siguroj se vrulli dhe hovi vetëm do të rritet. Në ligj, që të jemi saktë, në draftin e tyre që ma kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi, ata kanë “Lustracionin”.

 

sali berisha

Sondazh

Poll