Sport

VIDEO/ Joshua nuk e mbajti fjalën, Usyk ‘mbretëroi’ në ringun e Jeddah-ut dhe mbetet sërish kampion në WBA-WBO-IBF...

Boksieri anglez nuk arriti të fitojë të shtunën në mbrëmje. Me vendim të gjyqtarëve, kampioni ukrainas fitoi me pikë dhe mbeti kampion në peshën e rëndë.

21 Gusht 2022, 07:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Joshua nuk e mbajti fjalën, Usyk ‘mbretëroi’

ARABIA SAUDITE - Pothuajse një vit pasi fitoi ndaj Anthony Joshua për t'u bërë kampion i peshave të rënda WBA-WBO-IBF, boksieri ukrainasi Alexandre Usyk (35 vjeç, 1.91m, 100.500 kg, tani 20 fitore, përfshirë 13 para kufirit, 0 humbje) ruajti titujt e tij të shtunën mbrëma në Jeddah, duke fituar ndaj anglezit.

VIDEO/ Joshua nuk e mbajti fjalën, Usyk ‘mbretëroi’

Usyk fitoi në pikë (115-113, 116-112, 113-115) kundër Anthony Joshua (32 vjeç, 1,98 m, 110,900 kg, 24 fitore, përfshirë 22 para kufirit, 2 humbje), në ‘Superdome’ të Jeddah (Arabia Saudite), e mbushur për këtë rast. Joshua zhvilloi një ndeshje më të mirë se në meçin e parë, në shtator 2021 në Londër, por nuk e gjeti kurrë zgjidhjen për të fituar. I lëvizshëm, aktiv, Usyk ishte në vështirësi vetëm në raundin e nëntë. Dhe, nëse do të kishte goditur me grusht, sigurisht që do ta kishte mundur anglezin para kufirit.

VIDEO/ Joshua nuk e mbajti fjalën, Usyk ‘mbretëroi’

Përpjekjet e Joshuas dhanë rezultat në raundin e nëntë. Ukrainasi u shfaq i tronditur për herë të parë, duke u kthyer në një qëndrim mbrojtës. Por, që nga fillimi i raundit të dhjetë, ai kishte rifituar energjinë e tij dhe ishte boksieri anglez dukshëm në vështirësi. Edhe pse më shumë në avantazh në dy raundet e fundit, Joshua nuk ishte në gjendje ta kthente luftën dhe përsëri la që fitorja t'i ikte nga duart. Ukrainasi Usyk u shpall fitues me pike, duke ruajtur edhe titujt në peshën e rendë të WBA-WBO-IBF.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll