Bota

Aksidenti tragjik në Turqi/ Arrestohet shoferi i autobusit, dëshmitarët: Humbi kontrollin

Mësohet gjithashtu se pasagjerët e plagosur kanë thënë se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit ndërkohë që autostrada në të tre korsitë e saj ishte bosh.

20 Gusht 2022, 18:20 Nga e.k
Aksidenti tragjik në Turqi/ Arrestohet shoferi i autobusit,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TURIQI- Abdulkadir Memiş, shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Gaziantep-Nizip, është ndaluar nga ekipet e xhandarmërisë pas trajtimit në Spitalin Shtetëror të Nizipit. 

Mediat turke shkruajnë se ka filluar marrja në pyetje e Memishit, i cili u dërgua në Komandën e Xhandarmëve të Qarkut Nizip. 

Ekipet e xhandarmërisë morën në pyetje edhe personat që mbeten të lënduar nga aksidenti. Bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Mësohet gjithashtu se pasagjerët e plagosur kanë thënë se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit ndërkohë që autostrada në të tre korsitë e saj ishte bosh.

turqi aksident ne turqi

Sondazh

Poll