Bota

Festa e “shthurur” e kryeministres finlandeze me alkool dhe kërcime hot, një kryeministër i del në krah: Ka të drejtë të dëfrehet

Ka qenë kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki ai që i ka dalë në krah homologes së tij kur u pyet lidhur me videot e publikuara, ku shefja e qeverisë së Helsinkit shfaqet të dëfrehet me miqtë e saj të ngushtë në kërcime dhe këndime.

20 Gusht 2022, 16:07 Nga e.k
Festa e “shthurur” e kryeministres finlandeze me alkool dhe
Sanna Marin

FINLANDË-  “Party gate”, festa private e shfrenuar e kryeministres Sanna Marin që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare tashmë ka kaluar edhe kufinjtë në aspektin politik. Ka qenë kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ai që i ka dalë në krah homologes së tij kur u pyet lidhur me videot e publikuara, ku shefja e qeverisë së Helsinkit shfaqet të dëfrehet me miqtë e saj të ngushtë në kërcime dhe këndime.

“Po, mund të them se e kam parë videon e kryeministres Sanna Marin që kërcen dhe mendoj se ajo ka një arsye të jetë e lumtur pasi Finlanda iu bashkua NATO-s. Kështu që nëse kryeministrja e Finlandës konsumoi pak më shumë vodka dhe për shkak të saj kërceu, nuk ka asgjë të tmerrshme këtu. Jam shumë i lumtur që ajo e ndau me ne atë lumturi”, tha kryeministri i Polonisë.

Videot e Sanna Marin të bëra publike u shoqëruan me polemika të mëdha në Finlandë. Imazhet ku kryeministrja feston e shfrenuar me miqtë e saj, të cilët janë figura publike dhe artistë të njohur në vend, u bënë menjëherë virale duke bërë xhiron e botës.

Për këtë arsye, disa politikanë të opozitës ngritën dyshime se shefja e qeverisë mund të kishte konsumuar substanca të paligjshme. Por, Sanna Marin njoftoi se i është nënshtruar një testi droge, dhe ka mohuar që të ketë përdorur drogë ndonjëherë në jetën e saj.

sanna marin mateusz morawiecki

Sondazh

Poll